Maqedonia nikoqire e ministrave të Evropës Qendrore

 

Maqedonia si vend kryesues me Iniciativën e Evropës Qendrore (CEI), sot në Ohër do të jetë nikoqire e takimit ministror të ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare në CEI-t.

Në takimin do të marrin pjesë ministra të punëve të jashtme, zëvendësit e tyre dhe përfaqësues të ministrive të punëve të jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Austrisë, Bjellorusisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Moldavisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovakisë, Hungarisë, Italisë, Sllovenisë dhe Ukrainës.

Krahas tyre është paralajmëruar edhe prania e përfaqësuesve nga Bashkimi Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sekretariati i IEQ-së, OSBE-ja, Këshilli i Evropës, Këshilli i shteteve balltike, transmeton Zhurnal.mk.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT