Maqedonia në zgjedhje të parakohshme

Eurokomisari për politikë fqinje dhe zgjerim, Johanes Han sot pas takimit me liderët partiakë në rezidencën e Delegacionit të BE-së në Shkup deklaroi se janë pranë arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe paralajmëroi takim të ri për marrëveshje përfundimtare javën e ardhshme në Bruksel. Është dakorduar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen deri në fund të muajit prill vitin e ardhshëm.

“Patëm negociata mjaft konstruktive dhe intensive me liderët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSH-së, Menduh Thaçi. Edhe njëherë e konfirmuam perspektivën euroatlantike të vendit. Është e rëndësishme që të tejkalohet kriza aktuale me qëllim që të mbahet gjallë perspektiva euroatlantike”, deklaroi Han.

Eurokomisari theksoi se është e qartë se bëhet fjalë për vazhdimin e rekomandimit për fillimin e negociatave me BE-në, por se para kësaj më e rëndësishme është të tejkalohet situata politike aktuale dhe se duhet të punohet në frymën e bashkëpunimit dhe kompromiseve të nevojshme politike që të bëhet siç tha, bilanci i nevojshëm midis grupeve të ndryshme në shoqëri.

“Prandaj u dakorduam për një lloj periudhë tranzitore. U dakorduam deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm të ketë zgjedhje të parakohshme. Është e rëndësishme që vendi të përgatitet”, deklaroi Han.

Sipas tij, është dakorduar të bëhet, siç tha, Kod zgjedhor solid, kontrolli i Listës zgjedhore, respektimi i të drejtave të bashkësive…

“Më tej do të duhet gjithashtu të pranohen të gjitha rekomandimet nga raportet e BE-së për pavarësi të gjyqësisë. Është kontraktuar të zbatohet metodologjia, të cilën zakonisht e shfrytëzojmë për bisedime për kapitujt 2,2 dhe 24, ndërsa bëhet fjalë për sundim të drejtësisë, pavarësi të gjyqësisë, lirisë së mediave. E gjithë kjo dë të zbatohet për modernizim të mëtutjeshëm të vendit”, deklaroi Han.

Eurokomisari tha se edhe ambasadorët e SHBA-së dhe të BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, të cilët janë kyçur në bisedime, e kanë mbështetur sot marrëveshjen e arritur.

“Bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësi dhe detyrim dhe për këtë jam mirënjohës që ambasadorët e SHBA-së e kanë mbështetur arritjen e marrëveshjes sot”, tha Han.

Për javën e ardhshme paralajmëroi takim të ri në Bruksel, në të cilin duhet të arrihet marrëveshje konkrete për dalje të vendit nga kriza politike.

Pret nga partitë politike garë korrekte dhe serioze, përforcim të kulturës politike, e cila do t’i përcjellë standardet evropiane. Ndaj kësaj situate, sipas eurokomisarit Han, duhet të shihet si një mundësi.

Takimi i eurokomisarit Han me liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së Gruevski dhe Zaev, në të cilin më vonë u kyçën edhe njerëzit e parë të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSH-së Menduh Thaçi në ora 9 të mëngjesit dhe është mbajtur në rezidencën e Bashkimit Evropian. Liderëve më vonë pasdite iu bashkangjit edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli. /zhurnal/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT