Maqedonia bllokon produktet shqiptare

Brenda një muaji Maqedonia bllokon për herë të dytë produktet nga Shqipëria. Për të qenë skandali edhe më i madh, ministri i ekonomisë së Maqedonisë është shqiptar, Bekim Neziri, kuadër i BDI-së.

Homologu i këtij të fundit, Arben Ahmetaj, i ka dërguar një “ultimatum” autoriteteve të Maqedonisë se, në rast se bllokimi i produkteve shqiptare vijon, atëherë nga dita e mërkurë do të nisë zbatimi i masave të reciprocitetit, që nënkupton embargo për mallrat nga Maqedonia, njofton korrespodenti i “Koha Ditore” nga Shkupi.

“Kam kërkuar sot nga ministri i Ekonomisë të Maqedonisë dhe nga ministri i Financave, që situata do të duhej të zgjidhej menjëherë dhe brenda ditës së sotme (djeshme). E nëse jo, neve automatikisht, edhe mbi bazën e të gjitha të drejtave që na jep marrëveshja e tregtisë së lirë CEFTA me të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi të drejtë të ndërmarrim akte reciprociteti. Herën tjetër mund të ketë reciprocitet të drejtpërdrejtë, të paparalajmëruar”, theksoi ministri Ahmetaj për Top Channel.

Ministri u shpreh se ky bllokim vjen për shkak të keqpërdorimit të ligjit nga pala maqedonase.

“Rregullorja në fjalë e Maqedonisë ka një afat kohor deri në 5 ditë për të kthyer përgjigje analizash, që shpesh herë edhe keqpërdoret nga institucione apo individë”, tha më tej ministri Arben Ahmetaj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT