Maqedoni, zëvendësi i Gruevskit e rrahë me grushta gazetarin në mes të rrugës (video

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështje Ekonomike, Vladimir Pesevski ka sulmuar një gazetar të njohur në mes të rrugës.

Pesevski ka rrahur gazetarin Sashe Ivanovski, në qendër të Shkupit kur reporteri e ka pyetur mbi akuzat e opozitës ndaj tij për abuzime në tenderat publikë.

Por, në vend të përgjigjes, ai u sulmua me grushte nga zyrtari i lartë i qeverisë, kjo duket edhe në një video të publikuar nga një media maqedonase. Sulmin, gazetari Ivanovski e ka denoncuar në polici, ndërsa ka thënë se menjëherë pas incidentit zv/kryeministri Peshevski i ka kërkuar atij që të bisedojnë dhe të mos e bëjë publik rastin.

https://www.youtube.com/watch?v=eFjxrZFQhbw

- Advertisement -

MË TË FUNDIT