Maqedoni – Vritet brutalisht një grua e moshuar, djali e gjen vrasësin dhe e ther me thikë

Një person nga Strumica nga fshati Barbarov dje ka vrarë një grua të moshuar 73-vjeçare duke e goditur atë me dru në kokë.

Trupi i pajetë i 73-vjeçares është zbuluar nga mbesa e saj, e cila menjëherë i ka treguar babait të vet për vrasjen.

Babai i vazjës, duke dyshuar se aktin e ka kryer fqinji A.A. (65), ka marrë një shkop të madh dhe ka shkuar në shtëpinë e tij, atje janë përleshur dhe më pas me thikë xhepi e ka goditur tri herë.

Më vonë, policia ka arrestuar njeriun e plagosur i cili është i dyshuar për vrasje, transmetoi TetovaSot.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT