Maqedoni: Shqiptarët, humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve

Duket se humbësit më të mëdhenj të zgjedhjet e Maqedonisë do të jenë shqiptarët e atjeshëm. Partitë shqiptare do të përfaqësohen me 20 deputetët, të cilat duket se në këto zgjedhje kanë humbur terren.

10 mandate deputetësh ka fituar BDI, 5 “Lëvizja Besa”, tre mandate ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH ka marrë vetëm dy.

Ajo që është e sigurt është humbja e mandateve të deputetëve nga radhët e shqiptarëve. Për numrin e saktë të kësaj humbje ka shumë variante. Deri në nëntë deputetë më pak është thënë së paku jozyrtarisht se do të kenë shqiptarët nga këto zgjedhje.