Maqedoni: Policia nuk lejon ekipet mjekësore tu ndihmojnë emigrantëve

Mbi 500 emigrantë raportohet të qëndrojnë në zonën mes dy kufijve në Gjevgjeli, në tentim për të hyrë në Maqedoni. Greqia nuk pranon që të njëjtit të kthehen mbrapa. Një mjek nga Gjevgjelia i cili kishte arritur që tu ofrojë ndihmë vetëm disa emigrantëve, por se sipas tij policia kufitare e Maqedonisë nuk ka lejuar qëndrimin e ekipit mjekësor në zonën kufitare. Gjorgji Stojanovki rrëfen se në mesin e emigrantëve ka persona të cilët janë në gjendje kritike dhe gra shtatzëna në prag të lindjes.

“Diku kah ora 9 na lajmëruan nga kufiri për shkak se ka disa emigrantë që ju duhet ndihmë e menjëhershme mjekësore. Por në terren pamë se numri i personave ishte shumë më i madh se sa ne kishim mundësi për ndihmë në atë moment. Pas dy orë punë, komandanti i njësitit policor kufitar na tha duheni të ndërprisni ndihmën se UNHCR ka kërkuar një gjë tillë, pasi këta persona duhet të kthehen në Greqi. Rreth 500 persona kishte sa ishim ne, por numri rritet vazhdimisht. Nuk mundeshim të vërejmë se sa persona kanë qenë të sëmurë pasi që kur panë se erdhi ekip mjekësor u radhitën një pas një për të marrë ndihmën tonë, gjithsesi nuk arritën të ju ndihmojmë”, tha Gjorgji Stojanovski, mjek.

Ndërsa në Xhaminë e qytetit në Kumanovë, kamera jonë regjistroi vetëm një grup të vogël të emigrantëve të cilët pushonin para se të nisen për në Serbi. Këshilli Evropian vendosi që në territorin e BE-së të mund të qëndrojnë vetëm personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare.

“Kemi nevojë për solidarizim nga shtetet  që janë në vijat e para kufitare. Liderët u pajtuan që 40 mijë persona në nevojë do të zhvendosen nga Greqia dhe Italia në shtetet e tjera të BE-së gjatë 2 viteve të fundit. Edhe 20 mijë emigrantë të tjerë do të risistemohen. Kjo në total paraqet 60 mijë emigrantë që kanë nevojë për mbrojtje. Nuk do të ketë solidarizim gjatë zhvendosjen në qoftë se emigrantët nuk janë të regjistruar si duhet. Respektimi i rregullave është një domosdoshmëri, në të kundërtën zona e Shengenit do të jetë në rrezik”, deklaroi Donald Tusk, Kryetar i Këshillit Evropian.

“Duhet të sigurohemi që sistemi është funksional. Nuk është me rëndësi se a është vullnetar apo i obligues. Me rëndësi është që t’ju dalin në ndihmë këtyre 60 mijë refugjatëve”, u shpreh Zhan Klod Junker, kryetari i Komisionit Evropian.

Vendimi pritet të çojë në ngritjen e zonave të caktuara për emigrantë në vendet kufitare të Unionit, Itali Greqi apo Maltë, ku emigrantët do të izolohen dhe do t’i nënshtrohen procedurave të klasifikimit në mbrojtje ndërkombëtare dhe pjesa tjetër do të rikthehet automatikisht në vendin e tyre të origjinës. Ky akt u konsiderua minimal nga shtetet më të prekura nga fenomeni dhe nga disa krejt krerëve të BE-së.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT