Manifestimi i “Epopesë së UÇK-së” do të mbahet në formë të mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19

Në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, transmeton Gazeta Sinjali.

Manifestimi do të mbahet më 5 mars 2021 (ditë e premte) në kazermën “Adem Jashari“ në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Manifestimi do të mbahet i mbyllur për shkak të pandemisë.

Figura të larta politike do të marrin pjesë

“Në manifestim do të marrin pjesë: U.D. së presidentit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, kryeminsitri në detyrë, z. Abdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes, z. Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, minsitra dhe zv. ministra në detyrë, stafi diplomatik, përfaqësues të KFOR-it, Ekpit Këshillues Ndërlishës të NATO-s (NALT), atashe ushtarak, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarë dhe oficerë të FSK-së”, thuhet në një njoftim.

Manifestimi do të organizohet nga Qeveria.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT