Mandzukiq: Jam në klubin më të mirë në Itali

 

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukiq, që këtë verë u transferua te Juventusi, ka deklaruar edhe një herë se ndihet shumë mirë që është pjesë e Juves dhe nuk e pati të vështirë ta zgjedh këtë klub.

“Kjo është një skuadër e madhe dhe Juve më ka pëlqyer shumë. Është skuadra më e mirë në Itali, dhe nuk e pata të vështirë të vendosur për të ardhur këtu”, ka Mandzukiq.

Mandzukiq u transferua te Juve nga Atletico Madrid për 19 milion euro, duke zëvendësuar Carlos Tevezin e larguar drejt Boca Juniors./DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT