Mancini: Shaqiri rrezikon Wolfsburgun

 

Xherdan Shaqiri ka pësuar një lëndim muskular në duel me Cesenan që e detyroj të largohet para kohe nga fusha e blertë.
Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka prognozuar për Shaqirin duke thënë se do ta ketë të vështirë të rikuperohet për duelin e së ejtes në Europa League.
“E shoh shumë të vështirë për Shaqirin të jetë në ndeshjen ndaj Wolfsburg. Ai pati një problem muskular prandaj u zëvendësua. Por të shohim. Nëse nuk do të jetë ai? Atëhere do të luajë njëri ndërmjet Mateo Kovacic dhe Hernanes”, ka thënë Mancini.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT