Mancini lë stërvitjen, Interi jep këtë sqarim

 

Duket se marrëdhëniet e trajnerit të Interit, Roberto Mancini, me pronarët kinez nuk janë të mira dhe po shkojnë drejt shkëputjes së kontraës.

Sipas mediave italiane, Mancini ka lënë në gjysmë stërvitjen me klubin zikaltër, ngase nuk është i kënaqur me merkaton e klubit të cilët nuk po blejnë lojtarët e kërkuar nga ai.

Mirëpo Interi në një prononcim për mediat ka sqaruar se Mancini është larguar nga stërvitja për ta rregulluar pasaportën, pasi javën tjetër Interi do të udhëtoj në Amerikë për turneun amerikan.

Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për Mancinin në stolin e Interit, ngase nëse nuk plotësohen kërkesat e tij, ai do të largohet dhe në vend të tij mund të vendoset braziliani Leonardo./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT