Mancini dorëzohet për vendin e tretë

 

 

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, kishte synim vendin e tretë në Serie A, por barazimi me Cesenën si duket ka ulur me këmbë në tokë Mancini, i cili duhet të paktën të ruaj një vend që dërgon në Ligën e Evropës.
Pas barazimit me Cesenen, Mancini tha se vendi i tretë tani është potjuajse i pa arrithshëm dhe kjo si pasojë e gabimeve që po bënë skuadra.
“Tani bëhet shumë e vështirë. Edhe me 39 pikë do të ishte e vështirë, por mund të ishte një objektiv. Për momentin nuk është logjike që të flasim, e panevojshme. Duam të luajmë, ndonjëherë bëjmë gabime të mëdha. Ne Wolfsburg pa gabimet tona do të kishte përfunduar ndryshe. Nëse bën gabime të mëdha të tjerët i shfrytëzojnë”, tha Mancini.
Ish-trajneri i Manchester City ka folur edhe për takimin duke mos lënë dyshime te skuadra e tij në aspektin fizik.
“Pjesa e parë ka qenë e luajtur dobët dhe Cesena ka kuptuar që mund të na vë në vështirësi. Vraponin më shumë se ne. Në pjesën e dytë kemi pasur shumë raste, pastaj në minutat e fundit nga dëshira për të fituar gabonin edhe në gjërat më të thjeshta”, ka shtuar Mancini.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT