Manchester Unitedi ‘mbret’ i transferimeve (Foto)

Këtë vit, tifozët e Manchester Unitedit duhet të jenë të kënaqur me angazhimin e Jose Mourinhos në merkaton verore

Manchester Unitedi duket të jetë mbreti i transferimeve për këtë edicion. Trajneri portugez, Jose Mourinho, reagoi shumë shpejt suke transferuar shumë kohë më parë lojtarë të klasit botërorë dhe për këtë mediat e huaja po e konsiderojnë Unitedin si ‘mbret’ të kësaj vere në transferime, përcjell Gazeta Express.

Jose Mourinho kishte ide të qarta se për çfarë kishte nevojë Unitedi dhe çfarë të kërkonte gjatë afatit kalimtar veror.

Ish trajneri i Realit e Chelseat, dëshironte një qendërmbrojtës, repart që çalonte më së shumti te ‘Djajtë e Kuq’. Këtë e mbuloi shumë mirë kur transferoi 22 vjeçarin Eric Bailly.

Pjesa tjetër që Unitedi kishte nevojë për freskime, ishte mesfusha. Jose punoi shumë mirë duke transferuar dy lojtarë me teknik të jashtëzakonshme që në të ardhmen mund të krijojnë një dyshe fantastike.

Ata janë Paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan, të cilët përkrah tyre do të kenë lojtarë si Mata, Fellaini, Herrera, Carrick apo edhe Morgan Schneiderlin, transmeton Express.

Në pjesën ofensive, Unitedi kishte lojtarë fantastik si Martial, Depay e Rashford dhe kapiteni Wayne Rooney që ishte lideri i skuadrës. Por, nuk kishin një kampion, një fitues në gjitha aspektet siç është Zlatan Ibrahimovici, i cili u transferua në ‘Old Trafford’ me parametra zero.

Me një fjalë, Mourinho mbuloi gjitha pozitat që mendoj se Unitedi kishte nevojë, dhe për këtë ‘Djajtë e Kuq’ po llogariten si ‘mbret’ të transferimeve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT