Mamografia mobile në Drenas

Mamografia mobile ka arrit në Komunë e Drenasit dhe do të qëndroj për disa javë. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Komunalë e Shëndetësisë në Komunë e Drenasit, duke njoftuar kështu të gjitha grat të moshave 50 deri në 70 vjeç, se mund të bëjnë mamografinë falas që nga dita e djeshme dhe deri më 07 dhjetor 2015.

Në njoftimin e komunës së Drenasit thuhet se të gjitha gratë që janë të interesuar të bëjnë mamografi, të lajmërohen në QKMF “Hafir Shala” në Drenas, në ambulancat më të afërta, apo edhe në numrin zyrtar të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 049 556 697.

Mamografia mobile është një shërbim falas që ofrohet në tërë territorin e Kosovës, e cila ka arrit të sigurohet me iniciativë të grave deputete të Kuvendit të Kosovës. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT