Gazetari i famshëm sportiv nga Italia, Tancredi Palmeri, ish-gazetar i CNN dhe Gazetta Dello Sport, ka reaguar pas fitores së Kosovës. Ai ka thënë se me fitoren e sotme, Kosova ka paraqitur kandidaturën serioze të saj për kualifikim në “Euro 2020”.

Palmeri ka reaguar në rrjetin social Twitter, menjëherë pas fitores së Kosovës ndaj Çekisë me rezultat 2 me 1.

“Kosova paraqet kandidaturën e saj serioze për kualifikim në Evropian. Mamma. Mia”, ka shkruar Palmeri.