Maluma mban koncert në Tiranë, çmimi marramendës për të bërë një foto me të

Maluma do të mbajë koncert në Tiranë dhe tashmë është bërë publike edhe data e tij.

Ylli botëror Maluma do të mbajë koncert në Tiranë më 14 mars në sheshin “Nënë Tereza”, shkruan lajmi.net.

Ardhja e yllit latin në Tiranë është konfirmuar në website-n e tij, ku janë datat e koncerteve që do t’i mbajë në shtete të ndryshme.

Në mesin e tyre është edhe Tirana, ku për të blerë një nga biletat “Meet & Greet”, fansat kanë mundësi të shkrepin edhe nga një fotografi me të.

Por, çmimi për këtë biletë është hiç më pak se 370 dollarë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT