MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Fushat të cilat i përfshinë janë: integralet, derivatet, limitet, trigonometria, ekuacionet dhe algjebra.

Aplikacioni do t’i ndihmojë studentët ta kuptojnë procesin e zgjidhjes së detyrave dhe të tjerët që kanë probleme në zgjidhjen e detyrave matematikore. Është i dobishëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e fakulteteve të ndryshme, mësuesit dhe prindërit.

Veçoritë kryesore të MalMath-it janë:
Përshkrim hap pas hapi me shpjegim të detajuar për çdo hap.
Më lehtë për ta kuptuar duke theksuar hapat.
Paraqitje grafike të funksioneve.
Gjeneron probleme matematikore sipas kategorisë dhe nivelit të vështirësisë.
Ruaj apo shpërndajë zgjidhjet dhe grafikët e funksionit.

Momentalisht aplikacioni përkrah gjuhet: Angleze, Gjermane, Spanjolle, Italiane, Frënge, Turke, Shqipe, Kroate dhe Arabe.

Mund të mësoni më shumë në www.malmath.com
MalMath mund ta shkarkoni Pa Pagesë në Play Store:
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.malmath.apps.mm

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT