Malishevë: Qytetarët të pakënaqur nga qeverisja Begaj, shprehin pakënaqësinë e tyre me mbishkrime në rrugët me gropa (Foto)

Si duket kanë mjaftuar 6 muaj të mandatit të dytë të qeverisjes Begaj, në Malishevë që të dalin në shesh pakënaqësitë e qytetarëve për mënyrën se si po ecin punët e kësaj qeverisje në këtë mandat të dytë.

Projektet e bëra shkel e shko gjatë kohës së fushatës zgjedhore po del të kenë pasur jetëgjatësinë e kufizuar vetëm në këta pak muaj, ku menjëherë kanë filluar të shpërfaqën defektet e tyre dhe të shkatërrohen ato projekte.

Qytetarët e Malishevës të indinjuar me këtë situatë kanë filluar qysh tani të shprehin pakënaqësitë e tyre me mënyrën siç po qeverisët në Malishevë dhe si po shpenzohet paraja publike nga partia në pushtet.

Në adresë të redaksisë së Malishevapress qytetarët kanë dërguar disa fotografi të bëra në rrugët që lidhin fshatrat dhe lagjet e Malishevës, rrugë këto të cilat janë katandisur nga gropat e që komuna ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për rregullimin e tyre. Kjo ka irrituar në masë të madhe qytetarët të cilët janë përkujdesur që gropat në rrugë ti mbishkruajnë me emrin e partisë Nisma.

Në foto vërehen pamje ku në shumë rrugë të shkatërruar shkruan “Voto Nismën” kjo pakënaqësi e shprehur bartë mesazhin tek secili qytetarë që si duket po ndjehet i tradhtuar me besimin e dhënë dhe me logjikën e kësaj qeverisje e cila po vazhdon të mos e ketë fare në mendje interesin e qytetarëve, gjë për të cilën kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT