Mali i zi – Një i vdekur dhe shtatë të plagosur pas shpërthimit në një uzinë armatimesh

Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën pas shpërthimit në një uzinë armatimesh në Malin e Zi, njoftoi policia.

Policia ka nisur hetimet për këtë shpërthim që ndodhi në orën lokale 07:15 në uzinën Tara, në qytetin Mojkovac.

Të plagosurit u shtruan në Spital në Bijelo Polje dhe jeta e tyre nuk është në rrezik, sipas medias lokale.

Incidenti në uzinën që i përket një biznesmeni zviceran është i treti i këtij lloji që prej fillimit të vitit 2014. .

Uzina prodhon veçanërisht armë si dhe pajisje ushtarake të destinuara për forcat e policisë dhe ushtarët e Bashkimit Evropian, SHBA-së, Kanadasë dhe Ballkanit./ata/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT