Maleski: Në Maqedoni nuk ka demokraci (Video)

Kriza në të cilën gjendemi është krizë e sistemit demokratik të qeverisjes. Sistemi ynë më shumë i ngjan autokracisë sesa demokracisë. Kështu është shprehu ministri i parë i jashtëm i Maqedonisë së pavarur, Denko Malevski në intervistë ka shtuar se, nga kjo krizë mund të dilet vetëm me punë afatgjatë dhe këmbëngulëse në krijimin e një pluralizmi autentik.

“Dobësia jonë themelore është gjendja jodemokratike e trurit të përfaqësuesve tanë politikë, rëndom si edhe e shumicës së qytetarëve, ndërsa kjo në mënyrë më direkte shprehet ndaj karakterit të institucioneve politike. Në të vërtetë, çdo institucion është produkt i njerëzve që punojnë në të. Nëse në të punojnë demokratë, i tillë do të jetë edhe institucioni”, tha Denko Malevski gjatë intervistës.

Malevski ka shtuar se problem kryesor i Maqedonisë është mungesa e një demokracie multientike dhe pluraliste e aftë që të prodhojë politika shtetërore kompatibile me shtetet demokratike të Perëndimit.

“Për shkak se nuk jemi në nivelin e kësaj detyre, vonohemi me integrimet euroatlantike, kemi probleme me marrëdhëniet ndëretnike, me ekonominë dhe me një sistem të korruptuar të qeverisjes në të gjitha nivelet e vendosjes politike. Pra, flasim për një proces të ngadaltë të mësimit, për shkak se në esencën më të thellë të saj demokracia është gjendje e trurit të njeriut. Truri, ndërkaq, do të pajtoheni, ndryshon vështirë”, theksoi Malevski.

Ai ka thënë se çelësi i paqes së përhershme në Ballkan fillimisht është integrimi i vendeve të Ballkanit në NATO me të cilën zgjidhet “dilema e sigurisë” dhe më pas anëtarësimi i tyre në BE. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT