Malaga frenon kampionin

Malaga ka arritur ta ndal kampionin në fuqi Atletico Madridin, duke u ndarë baras me rezultat 2:2. Golin e parë e shënoi Griezman  në minutën e 25’, për epërsinë  e Atleticos.
Për të barazuar për Malagan u përkujdes Fernando Torres duke shënuar autogol në minutën e 37’. Me ketë rezultat skuadrat shkuan ne pushim.
Samuel Garcia shënoi në minutën e 71’ për të kaluar në epërsi Malagan me rezultat 2:1. Kurse Griezman shënoi në minutën e 78’ për të barazuar në 2:2. Me ketë barazim Atletico renditet në vendin e 3 me 66 pikë të arkëtuara./Drenicapress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT