Një person është djegur i gjallë në makinën e tij, e cila shpërtheu në flakë, pasi biznesmeni humbi kontrollin e saj dhe u përplas me barrierën ndarëse.
Ngjarja e rendë ka ndodhur në autostradën zvicerane dhe personi që u dogj brenda është një biznesmen i njohur. Ai ishte shtetas gjerman dhe gjeti vdekjen brenda makinës që shpërtheu në flakë.
Reinhold R. (48), sipërmarrës nga Baden-Ëürttembergu, ka qenë duke u kthyer nga një udhëtim zyrtar nga Milano. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë.
Reinhold R. ishte udhëheqës i një sipërmarrje në Tettnang dhe prodhuesit të furnirit nga Sllovakia, Europlac. Sipërmarrjet ishin themeluar në vitet 1994 dhe 2002 dhe udhëhiqeshin nga ai.
Sipas policisë, njofton Albinfo.ch, sipërmarrësi gjerman ishte aksidentuar të enjten në autostradën A2 në afërsi të Tunelit Monte-Ceneri, në drejtim të Veriut.
Ai e humbi kontrollin mbi veturën e tij, duke goditur barrierën në mes dy korsive. Vetura u rrotullua dhe i doli flaka, ndërsa sipërmarrësi nuk ka mundur të shpëtojë, shkruan “Bild”. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.
Në ndërkohë, edhe Tesla është prononcuar lidhur me aksidentin: “Jemi të prekur thellë me aksidentin”, ka deklaruar një zëdhënës i Tesla. “Jemi duke hulumtuar që t`i grumbullojmë të gjitha faktet lidhur me këtë rast”.