Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e unazës së re ku një automjet ka përplasur për vdekje një person teksa kalonte rrugën.
Viktima rreth 55 vjeç është ende i paidentifikuar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbëritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur edhe shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.