Makarona me ullinj

    Përbërësit
    – 25 gr djathë parmixhan
    – 320 gr makarona rul
    – 150 gr rikota
    – 4 lugë salcë
    – 2 mocarela
    – vaj ulliri
    – kripë
    – majdanoz

    Përgatitja
    Në një enë me ujë të kripur zieni makaronat, më pas kullojini dhe shtoni rikoten, 4 lugë krem ullinjsh jeshil, pak kripë dhe pak ujë.

    Bashkoni mocarelat e prera në copa dhe vërini përbërësit në një enë balte për një person, të lyer më parë me vaj ulliri.

    Shpërndani djathin e grirë dhe futeni në furrë me 200′C, për 15 minuta.

    Kompletoni me pak majdanoz të grirë dhe shërbejeni menjëherë.