Majtistët në Maqedoni do të marrin pjesë në zgjedhjet e dhjetorit

Partia e re ”E Majta” ka paralajmëruar pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të këtij viti, duke u bërë kështu një opsion shtesë politik në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Ne, E Majta, si parti e re e dalur nga protestat, pa bagazh të së kaluarës, me njerëz të rinj të dshmuar në sferat e tyre, përmiqemi që të fitojnë mbështetjen tuaj. Mjaft ishte qeverisja mbi kuriz, mjaft ishte pasurimi mbi shpinën e popullit, mjaft ishte çnderimi i punëtorit dhe shkelja e dinjitetit të tij.

është momenti i fundit për të hapur një fletë të re. Prandaj, të dalim në zgjedhje në dhjetor dhe të votojmë, edhe kundër regjimit, edhe kundër varfërimit tonë”, thuhet në njoftimin e kësja lëvizje, duke theksuar se marrëveshja e arritur nuk i siguron të gjitha kushtet për zgjedhje të drejta.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT