Majdanozi, i cili është i pasur me vitaminën A dhe vitaminën C, është dëshmuar si një mjet që ndihmon në forcimin e sistemit imun dhe që ndihmon shërimin e plagëve.
Vetëm 30 gram majdanoz sigurojnë më shumë se gjysmën e sasisë së nevojshme ditore të vitaminës C. Kjo bimë është po ashtu e mirë edhe si një burim i pirë i pigmentit bimor beta-karotenit, i cili në trupin e njeriut shndërrohet në vitaminë A. Vitaminat A dhe C, si edhe beta-karoteni, kanë një efekt të fuqishëm antioksidues, duke mbrojtur qelizat e organizmit nga dëmtimi që shkaktojnë molekulat e quajtura radikale të lira. Radikalet e lira përfshihen në një varg çrregullimesh, që nga sëmundjet e zemrës deri tek kanceri. Polifenolet janë edhe një grup tjetër antioksiduesish, shumë më efektiv se vitaminat, të cilat janë të pranishme në shkallë të lartë te majdanozi.