Madonamia, Juve në finale

 

Juventusi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2014/2015, skuadra kampione e Italisë, ka eliminuar kampionët e kësaj gare, Real Madridin, pasi që luajti barazim 1:1 në Santiago Bernabeu.
Ndeshjën e parë në Torino, Juventusi e pati fituar 2:1.
Minutat e parë të ndeshjes topi qarkullonte sa në këmbët e njërës skuadër, sa në tjetrën.
Gjysmë rasti i parë i ndeshjes vjen në minutën e 5’, dhe ai i takon vendasve madrilian, kur Benzema nga zona, me të majtë gjuan mbi portën e Buffonit.
Në minutën e 10’, portën e tenton edhe Ronaldo, duke qëlluar nga goditja e dënimit, por goditja e tij u devijua, për të përfunduar mbi portë.
Reali ishte skuadra që kërkonte rezultatin, dhe nisi t’i shpeshtonte sulmet në drejtim të portës së Juventusit, ndërsa në minutën e 20’, ishte Buffoni që ia mohoi një gol Gareth Bale, duke ia pritur një goditje të fortë nga afër 35 metra.
U deshtë të pritej minuta e 23’, për të parë golin e parë. Cristiano Ronaldo gjeti golin nëpërmjet penalltisë, për 1:0, pas ndërhyrjes së Chiellinit në James Rodriguez.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT