Madheshtore: Drenicasja Erza Muçolli lë me gojë hapur të gjithë në OKB-së më zërin e saj briliant (VIDEO)

Erza Muçolli, shqiptarja e cila po bënë karrierë në Francë, njihet për përformancat e saj të fuqishme ku qysh në paraqitjen e saj të parë ajo fitoi zemrën e publikut.

Ajo para disa ditësh ka kënduar në 70 vjetorin e UNICEF-it, i cili është festuar në një nga zyret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, shkruan KultPlus.

Erza Muçolli, ka kënduar me korin e fëmijëve këngën e John Lennonit, ‘Imagine’, në prani të shumë yjeve botërore si aktorët Orlando Bloom, Jackie Chan dhe David Beckham dhe personalitete të tjera  shqiptare.

Një gjë e tillë e ka bërë krenare edhe konsullen e Kosovës në Neë York, Teuta Sahatçiun e cila në llogarinë e saj në facebook e ka publikuar videon teksa performon Erza, ku është shprehur shumë krenare.

“Erza Muçolli duke kënduar me grupin e fëmijëve në OKB me rastin e 70-të vjetorit të Unicef. Erza përshëndeti në shqip audiencën. Të lumtë Erza, më bëre krenare”, ka shkruar Teuta Sahatçiu.