Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se do ta heqë gjendjen emergjente në vend në fund të këtij viti, e cila u shpall në nëntor të vitit 2015.
Duke folur në Parlamentin e Francës, Macron tha para deputetëve të porsazgjedhur të Asamblesë dhe Senatit se dëshiron t’ua rikthejë liritë popullit të Francës, transmeton Express.
“Këto liri janë parakusht i ekzistencës së një demokracie të fortë,” ka thënë ai.
Gjendja e jashtëzakonshme në Francë ka mbretëruar që prej sulmit terrorist në Paris, ku u vranë 130 persona në nëntor të vitit 2015.
Macron ka theksuar se do ta heqë, por nuk e ka treguar datën./Express/
- Advertisement -