Lutfi Haziri mbanë fjalim kryesor në Konferencës Vjetore të Sister Cities International në SHBA

Në ditën e parë të qëndrimit të tij në SHBA, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në punimet plenare të Konferencës Vjetore të Sister Cities International në Minneapolis, Minnesota, ku është ftuar të mbajë fjalimin kryesor të Samitit mbi Lidershpin Riror të kësaj konference.

Paradite, Haziri ka marrë pjesë në sesionin plenar diplomatik të konferencës, ku panelistë ishin Tomosaburo Esaki nga Ambasada Japoneze në Washington DC, Alberto Fierro Garza, Konsull i Meksikës në Minnesota, dhe Jamshed Merchant, Konsull i Përgjithshëm i Kanadasë në Minnesota.

Ndër temat e diskutuara, në të cilën u inkuadrua edhe Faton Bislimi, ligjërues në Universitetin e Albertës që po shoqëron Kryetarin Haziri në këtë udhëtim, ishte edhe bashkëpunimi në mes qyteteve në fushën e zhvillimit ndërkombëtar.
Në sesionin e mesditës, atë të Samitit të Lidershipit Rinor, kreu i Gjilanit ishte i ftuar nderi dhe ligjërues kryesor. Para një audience studentësh dhe pjesëmarrësish tjerë në konferencë, znj. Aveen Karim, drejtoreshë e konferencës, e paraqiti një biografi të shkurtër të kryetarit Haziri.

“Jemi krenarë që sot para jush kemi një ligjërues nga një shtet i ri në Europë, një njeri që ia ka dedikuar një jetë të tërë kauzës së popullit të vet për liri e pavarësi. Sot kemi nderin e veçantë që në mesin tonë të kemi një kryetar komune, i cili, kur ishte zgjedhur kryetar për herë të parë ishte vetëm 29 vjeçar. Kemi një lider që shquhet për përkushtimin e tij, angazhimin e tij të pareshtur për të përmirësuar jetën dhe gjendjen e qytetit dhe shtetit të vet. Sot i jemi mirënjohës z. Lutfi Haziri që është me ne,” ka thënë, ndër të tjera, zonja Karim.

Kryetari Haziri në ligjëratën e tij u fokusua në rolin që të rinjtë kanë dhe mund të luajnë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në mes shteteve, vendeve, dhe qyteteve.

“Shpeshherë ju mund të ndiheni të pafuqishëm për t’u ballafaquar me sfidat që ju dalin përpara. Këto sfida mund t’ju duken të pakalueshme, shumë të mëdha. Mirëpo, nuk ka asnjë sfidë të pakalueshme, asnjë problem pa zgjidhje. Se si ju i tejkaloni sfidat dhe i zgjidhni dilemat tuaja, do të definojë se kush jeni. Ajo që ju duhet është vullneti i mire, përkushtimi dhe angazhimi i sinqertë dhe me këto atribute ju do të mund të kaloni cdo sfide dhe të zgjidhni çdo problem”, ka thënë Haziri.

Ai tutje i është referuar përvojës së tij si udhëheqës politik dhe akvitist në Kosovës gjatë okupimit, luftës, dhe në periudhën e pas çlirimit.

Pas përfundimit të fjalës së tij, interesimi i pjesëmarrësve ka qenë i madh për t’i bërë pyetje krzetarit të Gjilanit. Diskutimi kështu ka vazhduar edhe pas përmbylljes së sesionit dhe në të është inkuadruar edhe Xhevat Latifi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Politika Publike, i cili ka folur në lidhje me rëndësinë e kultivimit të një qasje multi-kulturore në ndërtimin e urave lidhëse në mes shoqërive të ndryshme anekënd globit.

Gjatë drekës, kryetari Haziri ka diskutuar edhe me Adam Kaplan, Zëvendës President i Sister Cities International për mundësinë e pranimit të Komunës së Gjilanit si anëtare e kësaj organizate.

Ndryshe, Sister Cities International me seli në Washington DC, është themeluar me 1956 nga presidenti amerikan Dwight D. Eiesenhower dhe tani për president Nderi ka presidentin aktual të SHBA-ve, Barack Obama. SCI është organizata më e madhe dhe më aktive e qyteteve në botë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT