Lutfi Haziri: Ia kemi bërë numrat Thaçit për president (Video)

Lutfi Haziri, kryetar i komunës se Gjilanit dhe nenkryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves, i ftuem ne emisionin e pare te sezonit te ri te emisionit Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, foli per marreveshjet e Brukselit, per komunat e veriut, per Ahtisaarin dhe Serbine, per gjuhen e degradueme te politikaneve kosovare dhe per votimin e Thaçit president.
Zoti Haziri, mes tjerash, tha se Kosova s’ka fitu as ma pak aa ma shuem se sa ka pase deri sot, por ka fitu diçka – zgjidhjen e problemeve te disa qytetareve te saj ne veri.
“Marreveshja nuk asht ne dam te Kosoves, por nuk i ka zgjidhe problemet e Kosoves. Vetemsa i ka kornizue, i ka betonue problemet e veriut, mirepo i ka kthye ata me fytyre kah Prishtina, sepse veriu ka qene i kthyem me fytyre kah Beogradi”, tha Haziri.
Kryetari i komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri shprehu brengosje ne mundesine e mos implementimit te marreveshjeve, sepse marrreveshjet jane ambigue. Ndryshe mundet me i spjegue Prishtina, e ndryshe Beogradi.
E ka nji te mire keto marreveshje, tha ai, se kane me shkue ne Gjykaten Kushtetuese dhe ai pret qe Gjykata ka me spjegue gjuhen juridike dhe ligjore te ketyne marreveshjeve.
Na nuk duhet me u tute prej disa komunave me disa qytetare qe po dojne me i rregullue punet komunale si uji, rruga, shkolla…
Zoti Haziri theksoi se Serbia ne menyre indirekte ka hy ne negociata me Kosoven, dhe kjo asht nji arritje.
Haziri e preki edhe çashtjen e Kosoves Lindore, si e quejti pjesen e Lugines se Presheves. Zoti Haziri vetemesa e perseriti idene e tij te vjeter se Kosova e Serbia kane problem te territoreve e jo njerezve. Haziri nuk e sheh te mundshme krijimin e ndonji Asociacinit te Komunave Shqiptare ne luginen e presheves sepse nuk ka pase hapsine per dicka te ketille.
Sa i takon marreveshjes mes ‘elefanteve’ PDK-LDK, zoti Haziri tha se LDK ka me e mbajte fjalen, i ka votat dhe ka per obligim me votue Presidentin e PDK.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT