Kryetari i  Mitrovicës Agim Bahtiri në një deklaratë të  dhënë për gazetën “Blic”, tha se LDK-VV pritet të ndodhë në javën e parë të muajit të ardhshëm, dhe se ky koalicion ka përfunduar.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, i cili në një pronocnim për Periskopin tha se nuk ka diçka konkrete në mes të këtyre dy partive.

Sipas Hazirit, ata janë të kushtëzuar nga certifikimi i zgjedhjeve nga na e KQZ-së.

Ai ka kërkuar nga Bahtiri dhe të tjerët që të rezervohen nga deklaratat e tepërta, ku siç tha ai për Periskopin  duhet të i lëjmë të relaksuar grupet punuese që të punojnë më lehtë.

“Grupet punuese janë duke punuar në harmonizmin e programit në këtë fazë dhe na natyrisht  që në dinamik as që do të vonohemi, por jemi të kushtëzuar nga certifikimi i zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, por paralelisht  po punohet në harmonizimin e programeve. Kisha thënë në këtë kohë me u rezervu prej deklaratave të tepërta sepse relaksohen grupet tona  punuese dhe punojnë më lehtë”, tha Haziri për Periskopin.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar, ku pas përfundimit të runimërimit të votave  pritet  certifikimi nga ana e KQZ-së.