Sami Lushtaku
Fotografia nga Sefer Aliqkaj

Edhe pse tashmë e ka shef nga i cili ka marrë besim për të qenë pjesë e kryesisë se PDK-së, Sami Lushtaku, duket që ka një dyshim në shefin e tij, Kadri Veseli, i cili ka humbur zgjedhjet.

Kështu ka deklaruar ai në intervistën ‘Saktë’ e cila është prodhim i Kosova Post në bashkëpunim me disa media online.

Lushtaku duket që ende e ka ‘dostë’ të mirë ish-shefin e tij, Hashim Thaçin për të cilin është i bindur se nesër po ti kthehet PDK-së i fiton serish zgjedhjet sepse është lojëtar i mirë ‘Thaçi nesër me u kthyer në PDK i fiton zgjedhjet sepse është lojtarë i mirë’ tha Lushtaku derisa ishte duke folur se ndaj kujt ka inat Vetëvendosje e që sipas tij ka inat me Thaçin e jo me partinë, raporton Kosova Post.