Lushtaku: Drenicasit nuk e tradhëtojnë PDK-në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj, Sami Lushtaku, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura sot kanë vizituar fshatin Çubrel, Radishevë dhe Ticë nga ku edhe kanë marrë përkrahje masive nga banorët e këtyre fshatrave.

Në këto fshatra, kandidati kryetar të Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se përkrahja e madhe që po e marrin nga qytetarët e Skenderajt në takime, e bënë fituese PDK-në në Skenderaj.
Ai ka thënë se pas fitores, dhe marrjes se mandatit si kryetar i kësaj komune, do tê vazhdohen projektet që kanë mbetë në gjysmë që nga qeverisja e PDK-së.

“Tubimet madhështore që po na u bëhen në çdo fshat, entuziazmi i qytetarëve të Skenderajt në këto tubime e bënë fitoren e PDK-së në komunën tonë të pashmangshme dhe me datën 18 tetor, unë do të jem kryetar i komunës së Skenderajt. Do të kthehemi t’i vazhdojmë projektet që i kemi lënë para katër viteve. Do t’i vazhdojmë projektet e planifikuara që ia kam lënë kësaj qeverisje për dy vjet, që une i shoh se nuk janë hiç, dhe gjysmën tani është ka i përfundon, pas katër vitesh,” ka thënë Nura.

Ndërsa kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtaku ka thënë nga këto takime, qytetarët e Skenderajt po i dërgojnë mesazh Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, besnikërinë që e kemi ndaj tyre dhe ndaj PDK-së.
Ai ka thënë se drenicasit nuk e lëshojnë PDK-në sepse për ta, ajo është familje.“ Për Skenderajn, Hashim Thaçi është lider shpirtëror i joni, pavarësisht ku është dhe cila është situata momentale e tij. Dhe mos harroni që edhe Hashim Thaçit e Kadri Veselit kena mundësi me i qu mesazhe pozitive duke dal të gjithë në zgjedhje duke e votuar PDK-në dhe Fadil Nurën për kryetar. Drenicasit janë në krah të PDK-së sepse për drenicasit PDK-ja është familje”, ka thënë Lushtaku.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT