Lunaçek: Pesë shtetet nuk bëjnë asgjë për të njohur Kosovën

Në rezolutën e Kosovës, nuk është vetëm Kosova që duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, por edhe Bashkimi Europia duhet të rifitojë kredibilitetin e qytetarëve të Kosovës. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i shtetit ligjor dhe gjyqsëorit ,si dhe krijimi i një perspektive me të mirë ekonomike dhe sociale për vendin kanë qenë qetësimet kryesore për Kosovën gjatë debatit në Parlamentin Europian. Rezoluta e raportueses Ulrike Lunaçek nxit hetime të thella e transparente ndaj dyshimeve për korrupsion nga punonjësit e EULEX, për të kthyer besimin e qytetarëve të Kosovës në misionin e BE-së. Por, duke u përgjigjur për ABC news, raportuesja Lunaçek ka deklaruar, se Kosova pritet të ketë lajme të mira për liberalizimin e vizave.
Ulrike Luaçek, raportuese për Kosovën: “Unë isha shumë e kënaqur kur dëgjova komisionerin Avramopulos të deklaronte, se Kosova është drejt hapave të fundit për arritjen e liberalizimit të vizave. Është hera e parë që e dëgjoj diçka të tilë nga Komisioni, që vuri në pah, se do të ketë lajme të mirë së shpejti. Autoritetet e Kosovës duhet të aprovojnë edhe 4 ligje. Unë nuk jap data, por nëse Kosova i aprovon ligjet dhe Komisioni vazhdon punën, atëherë shtetet anëtare duhet të thonë po. Ata e kanë kuptuar, se aryset kryesore të emigracionit masiv kohët e fundit, janë se qytetarët e Kosovës e ndiejnë veten të izoluar në Ballkan”.
Ndërkohë, Ulrike Lunaçek thotë për ABC News, se 5 shtetet anëtare nuk bëjnë asgjë për të njohur pavarësinë e Kosovës.
“Pesë shetet anëtare më dëgjojnë, por problemi është që ato nuk bëjnë asgjë për këtë. Është hera e pestë që unë bëj thirrje për njohje të pavarësisë së Kosoëvs nga pesë shtete.
Të gjitha institucionet europiane janë dakort për përkeqësimin e dukshëm të situatës politike dhe sociale në Maqedoni, që tashmë reflektohet me shumëfishimin e shqetësimeve në disa fusha”, thotë Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT