Lumir Abdixhiku në Prekaz, nderon sakrificën e Jasharajve

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Në këtë vizitë, kryetari Abdixhiku është pritur dhe shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.
“Sot, kemi ardhur për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve. Kjo sakrificë, na shërben si inspirim dhe motiv për të punuar drejtë për këtë vend.

Si LDK dhe jo vetëm, jemi të interesuar me të gjitha rolet që kemi, për të kontribuar për shtetin tonë, gjithmonë duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme që fillon në Prekaz”, tha kryetari Abdixhiku.