“Lugina e Diellit” ndërtohet mbi shtëpitë e shkatërruara të shqiptarëve (Video)

Aty ku nisi ndërtimi i 300 shtëpive të lagjes “Lugina e Diellit” në Zveçan, shumë shqiptarë kishin shtëpitë e tyre, raporton KTV.

Serbët e asaj ane i dëbuan duke ua shkatërruar shtëpitë. Ndërsa, Qeveria e Serbisë, në të njëjtin vend mendon për t’i kthyer serbët e shpërngulur.

Të mllefosur me këtë nismë, aktivistë të Iniciativa Qytetare për Veprim nga Mitrovica, përmes fotografive në të cilat shiheshin ish-shtëpitë e shqiptarëve, protestuan para Qeverisë.

Bujar Voca fajëson kryeministrin Isa Mustafa i cili, sipas tij, po qëndron duarkryq dhe nuk po lëviz që të ndalojë realizimin e këtij projekti.

Aktivistët nuk e kanë ndërmend ta ndalen me kaq. Ata kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera ditët në vazhdim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT