Për të dytën herë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për decertifikimin e Naim Bazajt nga lista për kryetar të Drenasit në zgjedhjet 4 dhjetorit në këtë komunë.
Vendimi i PZAP sërish vjen pas apelimit të Nismës për Kosovën, raporton Periskopi.
Pas vendimit të parë të PZAP-it për decertifikimin e Bazajt, KQZ-ja kundërligjshëm e decertifikoi sërish kandidatin Bazajn, i cili, fillimisht, i revoltuar me partinë e tij doli si kandidat i pavarur. Por, gjërat ndryshuan kur Veseli diskutoi me Bazajnë, raporton Periskopi.
U raportua se Bazajt iu premtua një pozitë pune në mënyrë që ai të heq dorë nga gara dhe t’i hapë rrugë Ramiz Lladrovcit, i cili është kandidati zyrtar i PDK-së për kryetar të Drenasit.