Lufta e UÇK-së është e pastër dhe e drejtë

 

Shkruan Xhevat Dervishi
Komandantët dhe ushtarët e saj luftuan në mbrojtje të popullates civile ,popullatë së ciles po i mohohej liria dhe e drejta për të jetuar në tokën dhe vendin ku kishin lindur, të drejta këto të cilat i ishin mohuar me shekuj edhe gjyshërve e stërgjyshërve tanë vetem pse ishin shqiptarë.
Marrja e tokave, rrahjet, dëbimet, përbuzjet më ç’njerzore deri të vrasjet e përditshme po bënin që durimit ti vie fundi . Bijtë dhe bijat më të mirë të kombit tashmë  po rreshtoheshin në radhë e UÇK-së me të vetmin qëllim, largimin e barbarëve nga trojet tona, të cilë në çdo hap po shkelnin të drejtat elementare të njeriu të  garantuara edhe me Konventat Ndërkombëtare.
Ka kaluar një kohë që ndaj UÇK-së është duke u bërë padrejtësi në emër të drejtësisë!

Kohë më pare  u mbajtën në burgje” Grupi i Dukagjinit”, dje “Grupi i Llapit”, e ai i Malishevës,  sot po mbahen në burgje  komandantët e UÇK-së Sylejman Selimi , Sami Lushtaku e bashkëluftëtar të tjerë që po i quajnë “ Grupi I Drenicës”  e, “nesër” do fillon   një  proces tjetër, që në emër të trafikimit me organe të njerëzve e për të cilën nuk po mund të gjenden dëshmi, po fillon një  proces  tjetër që ka qellim tjetër, ajo se gjoja individ brenda UÇK-së kanë ushtruar dhunë due bërë  spastrim etnik ndaj pakicave dhe ndaj kundërshtarëve te tyre .
Gjithë  keto emërtime në grupe dhe raporti gjoja për trafikim organesh u  bën dhe po bëhen që t’i kriohet mjegullë due huti  populates, që ajo mos ta kuptoj qe në  sfond qëndron akuza ndaj UÇK-së e cila doli dhe u pëqafua nga  populli. doli për të luftuar të padrejtën, doli për ta mbrojtur pragun e shtëpisë.

Sot jemi dëshmitar të proceseve gjygjësore politike ku përmes kolaboracionistëve të atëhershëm dhe të sotëm  të  UÇK-së, të cilët për interesa të ngushta personale shpifin dhe njollosin   luftëtarët e komandantët  e  UÇK-së.

Edhe më herët, por edhe tani është duke u bërë padrejtësi e madhe ndaj komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, në emër të drejtësisë.  Kjo padrejtësi është në kundershtim me parimet themelore të drejtësisë. Deri kur kështu!

Sot, komandantët dhe ushtarët e UÇK-së duhet nderuar dhe dekoruar në shenje respekti për luftën  e drejtë  çlirimtare.
Një gjë duhet të jetë e ditur për të gjithë, UÇK tashmë ka shkruar historinë e saj ,ajo ishte është dhe do të mbetet gjithmon ushtri çlirimtare e këtij populli, pa luftën e së cilës këtij populli ende do ti mohohej çdo e drejtë madje edhe ajo për të jetuar.
Sot, dhe sa të ekzistoi njerëzimi UÇK, komandantët dhe ushtarët e saj do të mbesin simbol i lirisë të cilën po e gëzojmë dhe jetojmë ne.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT