Luana Vjollca tregon arsyen e udhëtimeve të shpeshta në Kosovë

Luna Vjollca kishte përgatitur një surprizë të bukur për të gjithë fansat e saj natën e 1 janarit.

Moderatorja nuk pranon të dalë nëpër intervista e mesa duket, për këtë arsye ka zgjedhur të intervistojë veten.

“A je e dashuruar ti Luana?”- e pyeti veten ajo, duke dhënë një përgjigje diplomatike.

“Po”, – pranoi fillimisht, por më pas vazhdoi: “Po besoj, ju e dini të gjithë me kë jam, pse duhet ta them prap, sa herë duhet ta them? E dini apo s’e dini? Jam e dashuruar me punën, me ty!

Je e mirë thellë-thellë, po të të njohin mirë je e lezetshme, gocë e mirë, ke disa parime të lezetshme, rri në shtëpi, shko dil ndonjëherë, bëj ndonjë gjë në jetë …”

Por, nuk e ka lënë me kaq, pasi e ka pyetur fill pak kësaj se pse ajo lëviz shumë shpesh lart e poshtë nëpër Kosovë.

Por këtë pyetje Luana Vjollca nuk mund ta linte pa përgjigje.

“Në Kosovë udhëtoj shpesh për shkak të lidhjes time …”,- u shpreh këngëtarja Vjollca, teksa habiti publikun, por nuk e la me kaq pasi vazhdoi: “Për shkak të lidhjes time me Arbër Bytyqin!”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT