Luan Krasniqi, deklarohet për favoritin e meçit Joshua – Ruiz

Anthony joshua dhe Andy Ruiz do të përballen të shtunën në super meçin që do të zhvillohet në Arbabi.

Ky super-meç pritet të jetë një spektakël i vërtetë, sepse momentalisht përballen dy bokserët më të mirë në kategorinë e tyre.

Ky meç natyrisht ka vlerën e titullit kampion në peshat e rënda dhe të ardhurat për fituesin pritet që të jenë “astrnomoike”, shkruan Gazeta Blic.

E për favoritin e këtij meçi është deklaruar edhe bokseri kosovar që mbrojti ngjyrat e Gjermanisë, ish-kampioni evropian Luan Krasniqi.

Ai ka shprehur simpatinë e tij për bokserin britanik Joshua.

“Anthony Joshua do të largohet nga ringu si fitimtar. Megjithatë është e rëndësishme që ai të boksojë mençur e ta kontrolloj ndeshjen”, deklaroi ai.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT