Drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rrezarta Loxha, ka thënë se drejtoria e saj do të bëjë të pamundurën për të siguruar mjetet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Dedës, e cila u kaplua nga zjarri ditë më parë.
Loxha ka shtuar se para se t’i vihej zjarri shrëpisë, kostoja e restaurimit ishte rreth 120.00 mijë euro, por që tani kjo shumë nuk mjafton.
“Objekti është pronë e komunës, por nën mbikëqyrjen e institucionit që unë e drejtoj, andaj kemi obligime të përbashkëta për restaurimin e kësaj shtëpie monumentale dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Komuna duhet ta pastrojë përbrenda shtëpinë dhe të formoj komisionin për vlerësimin e dëmeve, ndërsa ne do angazhohemi për sigurimin e mjeteve shtesë për realizimin e projektit, i cili para se të digjej shtëpia, kishte një kosto prej rreth 120.000 euro. Unë jam optimiste pasi që kryetari Bahtiri shprehu gatishmërinë e tij për tu angazhuar menjëherë në këtë drejtim”, tha zonja Loxha.
- Advertisement -