Lotë gëzimi dhe hidhërimi për sulmuesin e Ferronikelit

 

Dita e Mërkure për sulmuesin e K.F. Ferronikeli, Mirlind Demaku (djali i Jahir Demakut, njëri nga të dënuarit në rastin Drenica)  ishte një ditë e veçantë pasi ai në këtë ditë përjetoi lotë gëzimi dhe hidhërimi, shkruan gazeta Rilindja.

Lotë gëzimi pasi ekipi i tij i zemrës e fitoi titullin e Kampionit në Superligën e Kosovës në futboll dhe lotë hidhërimi pasi po atë ditë babai i tij Jahir Demaku u dënua me 7 vite burg me grupin Drenica, grup në të cilin u dënuan edhe Nexhat Demaku, Fadil demaku dhe Zeqir Demaku që janë axhallarët e Mirlind Demakut, sulmuesit të Ferronikelit.

Në një foto të cilën ai e ka postuar në Facebook dhe të cilën po e sjellim për ju lexues të dashur Mirlind shkruan se në këtë ditë përjetova lotë gëzimi dhe hidhërimi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT