Lorik Cana do të donte një fëmijë të tretë vetëm nëse i përket kësaj gjinie

Që prej fillimit të karantinës dhe deri më sot, Lorik Cana është zhvendosur në Romë ku përveç stilit të ri të jetesës që i ka imponuar karantina, ish-kapiteni i Kombëtares po i gëzohet edhe prindërimit me kohë të plotë.

Në një lidhje ‘Skype’ me emisionin “Ftesë në 5” ia ka treguar sesi ka ndryshuar jeta e tij dhe si është raporti me të shoqen dhe fëmijët. Ai pranoi në studio ndryshe nga bashkëshortja e tij, Monica është shumë liberal në martesë mirëpo u shpreh se ku vjen puna te vajza e tij, është një baba i rreptë.

“Unë jam më shumë liberal në raportin tonë, Monica është më shumë posesive. I vjen çudi që nuk bëhem xheloz në disa raste. Unë nuk jam në dukjen e parë xheloz, nuk merrem shumë me detajet e vogla. Besoj me gocën nuk do të jem kaq i urtë”- tregoi ish kapiteni i Kombëtares.

Gjatë intervistës, Cana ka treguar se ardhja në jetë e vajzës e ka lumturuar shumë dhe i ka shtuar dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë, duke pohuar se  ia ka marrë dorën ndërrimit të pelenave.

“Kjo është një gjë sipas dëshirës së përbashkët, sipas momentit. I kam thënë se nëse ma siguron se është djalë do ta bëjmë patjetër. Por mesa duket e kemi të githë të vështirë ta kemi të sigurtë”- është shprehur Loriku.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com