Lojtari i Uellsit rrezikon të humbë dasmën e vëllait falë suksesit në Evropian

Chris Gunter është lojtari me më së shumti përvojë tek Uellsi, por ai nuk ka pritur që kjo përvojë ta çojë kaq larg në Kampionatin Evropian, saqë të rrezikojë të humbasë edhe dasmën e vëllait.

Ylli i skuadrës angleze Reading do të jetë shoqërues në martesën e vëllait të tij, Marcut, në Meksikë më 7 korrik, por mbrojtësi i djathtë shpreson që të mbajë fjalimin përmes Skype dhe me Uellsin të vazhdojë rrugëtimin e ëndrrës në ‘Euro 2016’ në Francë, shkruan Mirror.

Uellsi është vetëm 90 minuta larg që të arrijë në gjysmëfinale, pasi ka mposhtur në fundjavë Irlandën e Veriut në 1/8 e finales.

Me një fitore në Lille të premten ndaj Belgjikës, kjo përfaqësuese do të sigurojë plasmanin në gjysmëfinale dhe atje do të luante të mërkurën më 6 korrik, pra një ditë para dasmës së vëllait të Gunter.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT