Lojërat Solitaire dhe Tic-Tac-Toe mund të luhen në Google

Google ka sjelle nje surprize per te gjithe fansat e dy lojrave teper te famshme. Tashme ju mund te luani Solitaire dhe Tic-Tac-Toe direkt ne aplikacionet e Google dhe rezultatet e kerkimit.

Per te aksesuar minilojrat e reja, ju thjesht duhet te kerkoni “Solitaire” ose “TIc-Tac-Toe.” Te dyja kerkimet do shfaqin lojrat, te cilat mund ti luani direkt ne shfletuesin tuaj ose ne aplikacionin Google, raporton TechSot.Al.

Versioni i Solitaire duket te jete versioni bazik i klasikes, edhe pse ajo ende vijon te mbetet si nje menyre e mire per tu zbavitur. Google madje ka shtuar logon e saj ne pjesen e pasme te letrave-thjesht ne rast se harroni se ku po luani aktualisht.

Nga ana tjeter, loja Tic-Tac-Toe, ka dy opsionet per lojtar te vetem ose dy te tille. Lojtaret e vetem munden gjithashtu te zgjedhin nivelin e veshtiresise qe ata duan te luajne.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT