“Lojë” interesante politike në Gjakovë : Astrit Haraiqja –Teuta Sahatqija 83 me 33 (Foto)

Fitorja e Astrti Haraqisë dhe debakli politik i nënkryetares së LDK-së Teuta Sahatqisë mund të ndikojnë edhe në rezultatin përfundimtar të garës për kryetar të Degës së LDK-së në Gjakovë.
Kështu në zgjedhje që u mbajtën të shtunën mbrëma në Gjakovë, në nëndegën më të madhe të LDK-së në Gjakovë, atë të 7-ten ose siç njihet ndryshe dega e Bllokut të Ri, Haraqija i ka marrë gjitsjet 83 vota nga 96 të mundshmet.
Votimi i fshehtë në këtë nëndegë nxori fitues kandidatin  Bekim Bytyqu, derisa befasisht vota për delegate në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së nuk ka marrë nënkryetarja e LDK-së Teuta Sahatqija, e as Brikenda Kryeziu, nënkryetare e degës në Gjakovë.
“Këto kanë qenë zgjedhje të befasime pasi që as deputetja Teuta Sahatqija e as Brikenda Kryeziu nuk janë votuar për delegate në Kuvendin e Përgjithshëm të partisë”, kanë thënë këto burime.
Teuta Sahatqija nuk ka mundur të merr më shumë se 33 vota, derisa Brikenda Kryeziu ka grumbulluar 43.
Fitorja e Astrti Haraqisë dhe debakli politik i nënkryetares së LDK-së Teuta Sahatqisë mund të ndikojnë edhe në rezultatin përfundimtar të garës për kryetar të Degës së LDK-së në Gjakovë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT