Llokume me arrë kokosi

    Përbërësit:

    1 kg qumësht, 250 g gjalpë, 2 gota uji sheqer, 1 paket vanilje, 2 gota uji+2 lugë gjellë miell, arra, kanellë, arrë kokosi

    Përgatitja:
    Në një tigan skuqim miellin me gjalpë, shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë ti skuqim. Më pas shtojmë qumështin pak e nga pak dhe e përziejmë mirë. E hiqem nga zjarri pasi të jetë bërë si muhalebi e trashë dhe shtojmë menjëherë vaniljen dhe e përziejmë mirë për 10 minuta. I lejmë në frigorifer për 2-3 ore, pasi të ftohet i ndajmë në copëza sa një arrë. Brenda u vendosim arra dhe kanellë dhe u japim formën e topit.
    Rreshtojmë llokumet në një tepsi ku të hedhim arrën e kokosit dhe i rrotullojmë gjithandej. Mund ti vendosim stikadenti për ti kapur më lehtë. I vendosim në frigorifer deri për servirje.