Llausha (Ismeti), tani vjen me speca dhe pjepra (foto)

 

Edhe pse i ri në moshë, fermeri Ismet Balaj nga Llausha e Skenderajt është duke u treguar i suksesshëm në biznesin e tij familjar. Ai ka dhjetë vjet që kultivon kultura të ndryshme bujqësore.

Pasi mbylli me sukses vjeljen dhe shitjen e dredhëzave, Balaj tani vjen me në treg me speca dhe pjepna.

Në një pronocim për Drenicapress ai ka u ka bërë thirrje të gjithve që te blejnë speca natyral.

“Krejt ata që janë mësu me më pa me dredhëza,tani kanë rastin me më  pa edhe me kultura tjera bimore siq është speci. Bile ju ftoj që të vini tek unë për të bler speca natyral me një çmim të volitshëm. Oferta vlen për të gjithë, produkti është i kualitetit të lart”, ka thënë Balaj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT