Llapushniku “selame” Ipeshkvisë së Kosovës dhe Komunës së Drenasit: Tërhiqeni vendimin ose… (foto)

 

Edhe sot banorët e fshatit Llapushnik kanë protestuar kundër ndërtimit të kishës në fshat.

Ata edhe një herë kanë bërë me dije se nuk janë kundër ndërtimit të kishës, por kundër mënyrës se si është marrë vendimi.

Bujar Thaçi, këshilltar i Kuvendit Komunal të Drenasit dhe banor i Llapushnikut ka thënë se po protestohet kundër vendimit të paligjshëm të Komunës së Drenasit dhe po i bëjmë thirrje Komunës dhe Ipeshkvisë së Kosovës që ta shfuqizojnë vendimin, në të kundërten  nëse ndodh ndonjë gjë negative përgjegjësitë nuk i marrin fshatarët.

“Ne bashkëfshatarët e fshatit Llapushnik, jemi duke protestuar ndaj një vendim të kundërligjshëm që ka lëshuar Komuna e Drenasit, ku me këtë rast Komuna ka ndar një parcelë jashtëligjshëm, sepse nuk është sjellur në Kuvendin Komunal për t’u votuar fare, nuk është pyetur administrata e fshatit tonë, as banorët, si dhe ajo tokë ka qenë e shpallur zonë e mbrojtur e UÇK-së nga vetë Komuna e Drenasit, para 3 viteve! Andaj, ne kërkrojmë nga Ipeshkvia e Kosovës që ta tërheq vendimin, dhe Komuna e Drenasit ta shfuqizoj këtë vendim. Në të kundërten nëse ndodh ndojnë gjë, ne askush nuk marrim përgjegjësi, pasi qe edhe Administrata e fshatit mbrëmë ka dhënë dorëheqje, dhe përgjegjësia mbetet e Komunës së Drenasit, që lëshon vendime skandaloze”, ka thënë Thaçi për Drenicapress.

Ai ka thënë se protesta do të vazhdojë deri në ndaljen e punimeve.

“Protesata do të vazhdojë prap edhe nëse në mëngjes nga ora 10:00, ne vendin ku pretendohet të ndërtohet kisha. Ne nuk do të ndalemi së protestuari, derisa punimet të ndalen, në mënyrë që të gjindet një zgjidhje. Gjithashtu ne do të vazhdojmë lënden edhe në Organet e Drejtesisë”, ka shtuar ai.

Ky i fundit në emër të bashkëfshatarve ka thënë se nuk janë kundër objekteve fetare, por vendimi është i paligjshëm.

“Ne nuk jemi kundër objekteve fetare, po ne mendojmë, që mënyra e shpalljes është e jashtëligjshme, sepse është pa vendim të Kuvendit Komunal”, ka bërë të ditur Thaçi./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT